Mediat turke kanë raportuar se ylli i Arsenalit ka pasur një takim sekret me përfaqësuesit e klubit të Fenerbahces.
Me një pagë vjetore prej 21 milionë eurove, Ozil është lojtari më i paguar te Gunners, por i cili as nuk është i regjistruar në Premierligë.
Kontrata e tij po mbaron dhe Arsenali po kërkon që të gjejë një zgjidhje mbi këtë aspekt.
Njëri ndër klubet e fundit që ka shprehur interesim është pikërisht Fenerbahce.
Presidenti i këtij klubi, Ali Koc, konsiderohet të jetë një ndër personat më të pasur në Turki dhe paga vjetore prej 8 milionë eurove nuk duket të jetë problem.