Njëri prej emrave tjerë për të cilin po përflitet shumë në këtë merkato është edhe ai i Marco Alonsos.
Mediumi televiziv në Spanjë, El Chiringuito, raporton se Atletico Madrid janë vënë pas mbrojtësit të Chelsea, Marcos Alonso.
Spanjolli nuk po mund të gjejë hapësira pas ardhjes së Ben Chilwell në klub dhe largimi nga Stamford Bridge është i mundshëm.
Klubi madrilien po mendon që t’i propozojë bluve të Londrës një ofertë huazimi për lojtarin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Tutje raportohet se paga e 29 vjeçarit do të paguhet nga të dyja klubet 50/50 deri në fund të sezonit.
Megjithatë, për të hyrë në formacionin startues të Atleticos, Alonso do t’i duhej të luftonte me Emerson Palmieri, Yannick Carrascon dhe Renan Lodin.
Në garë për Alonson janë edhe Inter Milan, Antoine është një fans i madh i lojtarit, me të cilin dikur ka punuar.