Real Madridi është lider i padiskutueshëm me më së shumti trofe të fituara në Ligën e Kampionëve.
Madrilenët kanë luajtur në 51 edicione të garave të UEFA-së duke i fituar 13 tituj me 445 ndeshje, prej të cilave 265 vetëm fitore, 77 prej tyre ka dalur me barazim dhe 103 ka humbur.
UEFA tashme ka publikuar listën e 500 klubeve më të mira evropiane, ku pesë klubet më të mira janë Real Madridi, Bayern Munichu, Barcelona, Manchester Unitedi dhe Juventusi.
Por, në ranglistë ndodhen edhe tri klube e Kosovës.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita, e cila ka marrë dy herë pjesë në garat evropiane ka edhe “bajrakun” e skuadrave të Kosovës.
Drita renditet në vendin e 269-të, derisa Feronikeli në vendin e 290-të. Ndërsa, Trepça ’89 në vendin e 477 në listë
Gjithashtu, në këtë ranglistë ndodhen edhe klubert shqiptare si Skënderbeu, Shkëndija, Flamurtari i Vlorës, Tirana dhe disa të tjera.