Ekipi i Carlo Ancelottit do të jetë pa dy yjet e skuadrës për ndeshjet e mbetura të vitit kalendarik.
Menaxheri i Everton, pranon se James Rodriguez nuk do të luaj më këtë vit.
61 vjeçari do të jetë pa dy lojtarët kryesorë për ndeshjet e ardhshme.
Sheffield United dhe Manchester City do të jenë dy klubet më të cilat do të përballet Evertoni këtë muaj.
“James nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet në vazhdim, ndërsa pa Richarlison do të jetë shumë e vështirë”, është shprehur Ancelotti.
Mungesën e lojtarëve, Ancelotti do ta mbush me lojtarët e ri. “Tani që Richarlison nuk do të jetë aty, do t’iu jepet mundësia lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë. Në këto ndeshje, mund të tregojnë kualitetin e tyre”, u shpreh italiani.