Skuadra nga paralagjeja e Madridit, Getafe po kërkon të sjellë dy lojtarë nga dy gjigandët e futbollit spanjoll, Real Madridit dhe Barcelonës.
Sipas raportimeve të “AS”, Getafe shpreson të nënshkruajë me Takefusa Kubon nga Real Madridi dhe Carles Alenan e Barcelonës.
Dy klubet janë të hapur për marrëveshje të mundshme me klubin nga kryeqyteti spanjoll.
Kubo aktualisht është i huazuar te Villareali dhe ka luftuar për të hyrë në ekipin e Unai Emeryt.