Vëllai i mesfushorit Toni Kroos, Felix, ka hapur debate në lidhje me çmimin “The Best”. Ai mendon se Leo Messi nuk duhet të ishte fare pjesë e finalistëve, pasi nuk ka bërë shumë për ta merituar.
29-vjeçari luan për ekipin e Eintracht Braunschweig dhe nuk ka patur kurrë një karrierë të madhe. Felix nuk është aspak në nivelin e vëllait që luan për Real Madridin.
“Lewandowski e meritoi në mënyrë absolute fitimin e ‘FIFA Best 2020’, por, për mendimin tim, Messi nuk duhet të ishte pjesë e tre finalistëve. Nuk mendoj se këtë vit ka treguar gjë për të merituar diçka të tillë.
“Ka lojtarë të tjerë që duhet të ishin pjesë e tre më të mirëve, si Sadio Mane apo Kevin De Bruyne“, – tha vëllai i Toni Kroosit, Felix.