Mesut Ozil është duke kërkuar largimin nga Arsenal, klub në të cilin nuk po mund të gjejë hapësirë.
Mediat turke kanë raportuar se ylli i Arsenalit ka pasur një takim sekret me përfaqësuesit e klubit të Fenerbahçes.
Me një pagë vjetore prej 21 milionë eurove, Ozil është lojtari më i paguar te “Gunners”, por i cili as nuk është i regjistruar në Premierligë. Kontrata e tij po mbaron dhe Arsenali po kërkon që të gjejë një zgjidhje mbi këtë aspekt.
Njëri ndër klubet e fundit që ka shprehur interesim është pikërisht Fenerbahçe.
Presidenti i këtij klubi, Ali Koç, konsiderohet të jetë një ndër personat më të pasur në Turqi dhe paga vjetore prej 8 milionë eurove nuk duket të jetë problem.