Ylli I Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është përsëri në qendër të vëmendjes, por këtë jo për arsye të mira.
39 vjeçari suedez me prejardhje nga Bosnia, ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Twitter, ku shihet një provokim i hapur për besimtarët e fesë së krishterë.
Merry Chriztmaz pic.twitter.com/GjO5UxZJfy
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) December 25, 2020
Në ditë e krishtlindjeve, Ibrahimovic ka “uruar” festën me një fotografi ku shihet gishti i mesëm duke dal nga mënga e babagjyshit të vitit të ri.
Aty ai ka shkruar “Urime Krishtlindjet” duke zëvendësuar shkronjat s me Z, që simbolizon emrin e tij.
Një veprim i tillë nuk është pritur aspak mirë nga fansat e tij, të cilët kanë reaguar duke thënë se një postim i tillë ishte tejet arrogant dhe fyes për besimtarët krishterë.