Arbëria e ka filluar fuqishëm afatin kalimtar të janarit, duke finalizuar marrëveshjet me dy transferimet e para.
Pas Marclei Cesar të cilin e mori nga Feronikeli, Arbëria ka nënshkruar edhe me Elmir Lekajn.
Lekaj ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës, derisa te ekipi nga Dobraja ka kaluar në formë huazimi.
Lekaj luan në rolin e mbrojtësit, që është një prej reparteve ku Arbëria kërkon të përforcohet.
Arbëria e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e gjashtë në klasifikim.
Ekipi i Arbnor Morinës ka tubuar 21 pikë, vetëm dy më shumë se Drenica e cila është në zonën e kuqe.