Trajneri më i trofeshëm në vitet e pasluftës, Afrim Tovërlani, ka dërguar një mesazh për të gjithë ata që e kuptojnë futbollin.
“Phha, çfarë karrika të mira po kërkush nuk u ulke, krejt në këmbë”, ka shkruar Tovërlani në profilin e tij në facebook.
“Toki” i takon gjeneratës së artë të Prishtinës, në kohën e kapitenit Fadil Vokrri, kur luanin në ligën e parë të ish Jugosllavisë në vitet e 80-ta, ndër më të forta në botë.
Tovërlani po ashtu ka luajtur me sukses në Gjeneratën e Sakrificës në vitet e 90-ta dhe disa vite pas lufte, pastaj si trajner ka shpërthyer me tituj dhe Kupa.