Janë të shumtë yjet kontrata e të cilëve do të skadojë në qershorin e vitit 2021: nga Messi te Donnarumma dhe Calhanoglu, futbollistët që mund të largohen me kosto zero.
Emri më i rëndësishëm është ai i Lionel Messi, i cili mund të largohet falas nga Barcelona dhe transferimi i tij do të ishte goditja e vitit.
PSG dhe City janë skuadrat favorite për të siguruar shërbimet e argjentinasit, më mbrapa është Inter-i.
Një tjetër lojtar i rëndësishëm në merkato është David Alaba: aventura e austriakut te Bayern Munich duket se është në fund dhe të gjithë të mëdhatë e Europës janë vënë në lëvizje për të.
Donnarumma dhe Calhanoglu janë dy emrat më të rëndësishëm të Serisë A, të cilët mund të largohen me kosto zero në fundin e këtij sezoni. Më pas vjen treshja e Napoli-t, Hysaj, Milik dhe Maksimovic.
Me pretendentëve për polakun është edhe Juventus, që duhet të vendos të ardhmen e Buffon dhe Chiellini.
Emrat e tjerë me peshë dhe me kontratën drejt skadencës janë ato të Sergio Aguero, Depay, Wijnaldum, Di Maria, Thauvin, Draxler, Sergio Ramos, Jerome Boateng, por edhe Mustafi me Eric Garcia.
Mundësi e madhe zgjedhjeje për të siguruar një goditje të rëndësishme me kosto zero.