Janë plot tre ekipe italiane mes formacioneve që kanë shënuar me lojtarë të ndryshëm.
Janë plot 20 lojtarët e ndryshëm që kanë shënuar në 2020-ën për Roma-n, skuadra që ka bërë më mirë se të gjitha në 5 kampionatet kryesore të Europës.
Në renditjen e veçantë gjejmë Inter-in në vendin e dytë me 19 gola, bashkë me Betis dhe Chelsea.
Me 18 është Sampdoria e Claudio Ranier-it, që konfirmon punën e mirë të bërë nga trajneri dhe i gjithë ekipi.