Ish-futbollisti rus, Roman Shirokov është gjobitur me 100 orë pune në komunitet pas sulmit ndaj një gjyqtari.
39-vjeçari mori pjesë në një turne amator në gusht, ku u revoltua nga vendimi i gjyqtarit Nikita Danchenko për t’i mos dhënë një penallti në fillim të ndeshjes.
Danchenko përjashtoi Shirokovin, dhe më pas ai goditi gjyqtarin me dorë dhe këmbë.
Shirokov i dha fund karrierës në vitin 2016, derisa tani ai i ka kërkuar falje gjyqtarit për veprimet e tij.
Ai kishte një karrierë të pasur si futbollist, derisa pjesën më të madhe e kaloi te Zeniti.
Добивание ногой в лицо pic.twitter.com/SlOD1s6I0s
— Дмитрий Егоров (@edim_sport) August 10, 2020