Te Barcelona!

Futboll

Te Barcelona!

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 12:14
Te Barcelona!

Mbrojtja ka qenë reparti më i problematik i Barcelonës, gjatë kësaj periudhe kjo edhe për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar Pique, Umtiti etj. Vëmendja e Barçës gjatë kësaj kohe ka qenë për të afruar në ekip një qëndërmbrojtës, dhe mesa duket i përzgjedhuri i blaugranave është Eric Garcia.

Gazetari i njohur i merkatos, Fabricio Romano raporton se Barcelona ka arritur marrëveshjen totale me mbrojtësin dhe është 100% e sigurt se 19-vjeçari do të firmosë me klubin katalanas.

Ai do jetë i Barçës për 5 vitet e ardhshme dhe Barcelona pritet të bëjë maksimumin ta sjellë në janar mbrojtësin, në të kundërt ai do të firmosë parakontratë me katalanasit dhe më pas do bashkohet me ta në verë. Aktualisht Eric

Garcia është pjesë e Manchester City-t në Premier League ndërsa ka qenë pjesë e Barcelonës për 9 vite deri në 2017-ën, ku ka hedhur edhe hapat e parë si futbollist.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat