Mauricio Pochettino dëshiron ta sjellë Lionel Messin tek Paris Saint-Germain, kur ai të emërohet si trajner i skuadrës nga Parisi, raporton “Le Parisien”.
Trajneri argjentinas është pranë zyrtarizimit tek skuadra e PSG.
Pas shkarkimit të Thomas Tuchel, PSG thuhet se është afër që ta sjell bashkëkombësin e tij tek kampionët e Ligës 1.
Messi mund të bisedojë me klube të tjera këtë janar, dhe ndër më të interesuarat për shërbimet e tij janë Manchester City, Inter dhe së fundmi Paris Saint-Germain.