Gerrard e pranon: Është një ëndërr për mua të drejtoj Liverpoolin

Futboll

Gerrard e pranon: Është një ëndërr për mua të drejtoj Liverpoolin

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 14:15
Trajneri aktual dhe ish-mesfushori i Liverpool, Steven Gerrard

Trajneri aktual dhe ish-mesfushori i Liverpool, Steven Gerrard, ka thënë në një intervistë së fundmi se do të ishte një ëndërr që ai të bëhej menaxher i Liverpool.

Kapiteni legjendar i Liverpool, Gerrard, ka pranuar se është ëndrra e tij që një ditë të drejtoj klubin të cilit ai i dha gjithçka.

Gerrard ka dy vite që ka filluar karrierën e tij si menaxher, duke e udhëhequr klubin Rangers si të parën në Ligën Skoceze, pasi mposhtën rivalin e tyre të përjetshëm Cetlic.

Duke pasur parasysh se çfarë profili të futbollistit ka ish-mesfushori i Liverpool, ai shpesh herë pyetet mbi të ardhmen e tij.

Ai gjatë një interviste pranoi se do të ishte një ëndërr që të kthehej në Anfield përsëri. “Unë marrë pyetje të ndryshme në qoftë se do të jem trajner i Liverpool një ditë, ose nëse është një ëndërr? Dhe po, padyshim që po”, u shpreh anglezi.

“Është klubi që nënkupton gjithçka për mua, por ne për momentin, kemi një ndër menaxherët më të mirë në botë, nëse jo më i miri”, tha ai për Klopp.

Për fund 40 vjeçari tha se është e vështirë që ta parashikoni të ardhmen tuaj, mirëpo nuk do të hezitonte të udhëheq të Kuqtë, nëse do t’i vihej mundësia

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat