Vijon momenti magjik i Eduart Rrocës në ligën e parë turke.
Pas dygolëshit ndaj Bursaspor, Rroca u bë protagonist për të dytën javë radhazi me Istanbulspor duke realizuar golin e parë dhe atë që zhbllokoi shifrat në transfertën ndaj Boluspor, me Istanbulspor që këtë herë arriti të triumfonte me shifrat 0-2 duke u ngjitur në kuotën e 25 pikëve, vetëm 5 më pak se kryesuesit e Tuzlaspor që kanë zhvilluar edhe një ndeshje më shumë.
Në mintuën e 45-të Rroca realizoi golin që kaloi në avantazh skuadrën nga Stambolli, një finalizim spektakolar i mesfushorit shqiptar i cili shënoi me një goditje teknike me hark nga limitet e zonës.
Ky ishte goli i 5-të për Rrocën në këtë sezon të ligës së parë turke që nëse vazhdon me këto ritme me siguri që sezonin e ardhshëm do të transferohet në një klub më të madh.
Titullar në këtë sfidë për Istanbulspor ishte edhe Kristal Abazaj që gjithashtu bëri një paraqitje të mirë.