PSG-ja ka vendosur që ta zëvendësojë trajnerin Tomas Tuchel me Mauricio Pochettinon dhe argjentinasi mund të ndikojë edhe në të ardhmen e Lionel Messit.
Ish-trajneri i Totenhamit nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të stërvitur një futbollist si kapiteni i Barcelonës dhe duke qenë se ai lirohet në verë, do ta tentojë.
Shumë pak ekipe në Europë mund ta paguajnë rrogën e lartë të Mesit dhe PSG-ja sigurisht që është një prej tyre.
Sigurisht që Pochettino do të përdorë të gjitha armët për ta bindur që ai të transferohet në Francë.
Për momentin, Leo Messi është shumë i përqendruar te aventura me Barcelonën dhe nuk dihet nëse do të vazhdojë të qëndrojë ende në Kataluni.