Portieri i Real Valladolid, Jordi Masip, është rikthyer të flasë për aventurën e tij në klub si dhe për presidentin Ronaldo.
Në një intervistë për “TuttoMercatoWeb”, ish-gardiani i Barcelonës tregon se si ka ndryshuar organizimi në klub pas ardhjes së brazilianit si dhe e fton atë në një duel penalltish.
“Valladolid është rritur shumë që kur ka ardhur Ronaldo. Prania e tij spikati menjëherë në aspekte të ndryshme të klubit.
Stadiumi është rinovuar, objektet janë përmirësuar si dhe cilësia e udhëtimeve tona. Ardhja e tij ka sjellë entuziazëm, investime si dhe një projekt emocionues.
Mund të them se Ronaldo është një Fenomen edhe si President”, deklaron spanjolli.