Adonis Sopa ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale në karrierë.
Mesfushori 19 vjeçar nga Lipjani është bërë pjesë e skuadrës IFK Varnamo që bënë gara në ligën e tretë të futbollit suedez, raporton Gazeta Olle.
Sopa ka luajtur më parë tek norvegjezët e Rauffoss me të cilët paraqitej edhe për skuadrën A, por edhe për atë U-19.
Ai po ashtu është paraqitur edhe grupmoshat e reja të Kombëtares së Kosovës.