Arkladiuzh Milik dhe Fernando Jorente janë dy pistat që Juventusi po ndjek për të përforcuar repartin e sulmit, në merkaton e janarit, por ndërkohë nga Skocia vjen një tjetër sinjal: drejtori sportiv Fabio Paratiçi ka vënë në shënjestër 22-vjeçarin Odsone Eduard.
Francezi, i cili aktivizohet në radhët e Sëlltikut po konfirmohet një bomber i frikshëm, sezon pas sezoni, pavarësisht moshës së re.
Nëse sivjet në 5 prezenca numëron 5 gola, te Sëlltik Eduard po luan sezonin e tij të katërt, duke numëruar 69 gola në 133 ndeshje, shifra këto që joshin së tepërmi Paratiçin dhe Juven.
Kartoni i afrikanit me pasaportë franceze vlerësohet 30 milionë euro dhe “Zonja” është gati ta paguajë.