Rino Gattuso dhe presidenti Aurelio Delaurenttis edhe nuk e kanë hedhur të zezën mbi të bardhe për vijimin e bashkëpunimit, por mungesa e deritanishme e firmës nuk lidhet me rezultatet jo të mira në disa ndeshje të fundit.
Besimi dhe gatishmëria e palëve për të përfunduar marrëveshjen mbeten të palëkundur. Rinovimi do të zgjasë qëndrimin e Gattuso deri në vitin 2023 dhe paga e tij do të rritet në 2 milionë euro në sezon.
Vonesa në nënshkrim e kontratës, që gjithsesi do të ndodhë në çdo rast, ka të bëjë me detajet në lidhje me të drejtat e imazhit, bonuset dhe stafin teknik.
Kjo është arsyeja pse avokatët e Gattusos ua kthyen mbrapsht avokatëve të presidentit draftin e kontratës. Megjithatë janë vetëm detaje që nuk e ndryshojnë vullnetin e ndërsjellë për të vazhduar së bashku.