Klubi i njohur italian vatër e “nxehtë” e koronavirusit, rezultuan 13 persona të infektuar në total!
Frikë tek skuadra e Frozinones e cila militon në Serinë B italiane, aktualisht ka raportuar 13 persona pozitiv me koronavirus në total.
Skuadra e drejtuar nga Alesandro Nesta është bërë vatër e nxehtë e COVID-19 ku përveç 4 lojtarëve të evidentuar me SARS-COV-2 ditë më parë, sot me anë të një komunikate zyrtare nga klubi i Frozinones, bënë me dije se janë infektuar dhe 9 persona të tjerë të skuadrës pasi 4 pjestarë të tjerë ishin dalluar të infektuar ditë më parë, dhe në total shfra shkon në 13 persona pozitiv:
“Klubi i Frozinones komunikon se në ekzaminimet e fundit janë evidentuar 9 raste të reja pozitiv me SARS-COV-2. Ekzaktësisht 9 të tjerë nga grupi i skuadrës dhe 4 të tjerë të komunikuar ditë më parë. Të gjithë të infektuarit janë vetë-izoluar sipas protokollit përkatës.
Klubi njofton se ka zbatuar të gjitha procedurat e protokollit anti-COVID.”, përfundon komunikatën klubi i Frozinones.