E ardhmja e Paul Pogba te Manchester United është në dyshim.
Sipas Le10Sport, për mesfushorin duket se është kthyer në garë edhe Paris Saint-Germain.
Kampioni i botës është i vetëdijshëm se klubi francez ka objektiva shumë të rëndësishëm dhe se nuk do të kishte probleme të plotësonte kërkesat e tij ekonomike.
Projekti i parisienëve e tundon, por duket se ka vendosur një kusht para se të pranojë të transferohet në Francë. Ai do që të ketë në ekip mikun dhe shokun e kombëtares Kylian Mbappe.
Kështu, Pogba do të presë që klubi të rinovojë kontratën e sulmuesit, në skadencë në vitin 2022, dhe më pas do të pranojë të zbarkojë në Paris.
Një lajm i keq ky për Real Madrid dhe Juventus, dy skuadrat e tjera që interesohen për Pogba.