Media në Angli kanë shkruar sot se Arsenali mund të mbetet shpejt pa një sulmues tepër të talentuar
Folarin Balogun me shumë mundësi do të largohet si lojtar i lirë nga Arsenali pas shkëputjes se kontratës, me Liverpool që duket se e ka siguruar shërbimet e tinejxherit, ka shkruar sot The Athletic.
Anglezi i lindur në New York është pjesë e Gunners prej 8 vjeçar dhe më parë është kërkuar edhe nga Sheffield United dhe Brentford.
Tani, duket se ditët e tij në Emirates Stadium janë të numërruar dhe ai do të largohet pa përfituar asnjë cent Arsenali për shërbimet e tij.