(E plotësuar): Arsenali ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:1 ndaj Chelseat.
Granit Xhaka tregon lojë të madhe dhe i gëzohet kësaj fitore, e cila i kthen në rrugë të mbarë, pasi që ekipi ka kohë që është në krizë të madhe. Xhaka u paraqit titullar dhe Shkodran Mustafi futet në lojë në minutën e fundit.
Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, anëtar i Kombëtares së Zvicrës, rikthehet me sukses në fushë pas vuajtjes së dënimit, për shkak të kartonit të kuq.
Futbollisti shënon gol të bukur nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, duke e lënë të hutuar portierin e Chelseas, Mendy.
Xhaka me mjeshtri godet dhe topi përplaset në këndin e epërm të majtë, 2:0 në minutën e 44-të. Golin e parë e realizon nga penalltia Lacazette pikërisht e 34-të.
Në minutën e 56-të, Saka thellon e epërsinë 3:0. Chelsea po pëson fiasko. Në minutën e 85-të, Abraham ngushton humbjen, ndërsa në fund të takimit Jorginho dështon nga penalltia, duke lëshuar rastin më të mirë për Chelseat. Pas javës së 15-të në Premier League, Chelsea renditet në vend të gjashtë me 25 pikë dhe Arsenali është i 14-ti me 17 sosh.