Ku i dihet nëse rrugët e tyrë do të kryqëzohen në Champions League.
Sigurisht, trajneri të Leipzig, Julian Nagelsmann, do t’i pëlqente shumë ta shihte nga afër Cristiano Ronaldo-s. Këtë e ka pranuar vetë ai për Bild, duke zbuluar dëshirën për të punuar një ditë me yllin portugez të Juventus-it.
“Do të ishte interesante të punoja me Cristiano Ronaldo-n”, ka pranuar trajneri.
“Nga jashtë, të gjithë shikojnë vetëm një person që ngarkon një fototgrafi të jahtit të tij, por Sami Khedira më ka thënë se është një profesionist i jashtëzakonshëm”.
“Duhet të jetë një bishë në stërvitje. Vjen para të gjithëve dhe largohet i fundit. Por gjithmonë, me të gjithë, është shumë miqësor. Ky është një kombinim i jashtëzakonshëm për një profesionist”.