Kapiteni i Barcelonës, Leo Messi veçoi dy trajnerë, duke e bërë të qartë se ata e ndihmuan atë të përmirësohej si lojtar te Blaugranët.
“Pep ka diçka të veçantë. Ai ju bën të shihni gjërat në një mënyrë: si përgatitet për ndeshje, në mbrojtje, si të sulmojë … ai na tha saktësisht se si do të ishte ndeshja, si duhej të sulmonit për të fituar,” Messi i tha Jordi Evole gjatë intervistës.
“Unë isha me fat, në thonjëza, të stërvitesha nën Guardiola dhe Luis Enrique, dy më të mirët me të cilët kam punuar. Pervoja e tyre më bëri të rritem shumë fizikisht dhe mendërisht, dhe gjithashtu mençurinë taktike që ata më kanë mësuar” përfundoi ai.
Kujtojmë që kohëve të fundit emri i Messit po lidhet shumë me një ribashkim të mundshëm me trajnerin Guardiola, por tashmë te Manchester City.