Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, anëtar i Kombëtares së Zvicrës, realizoi supergol nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra pikërisht në minutën e 44-të në ndeshjen e mbrëmshme, kundër Chelseas, kur ngriti epërsinë në 2:0.
Media britanike “Daily Mail”, e ka vlerësuar Xhakën me notë 6, duket paksa e habitshme, për faktin se është pritur të vlerësohet me notë më të madhe!
Arsenali triumfoi me rezultat 3:1 ndaj Chelseat, në kuadër të javës së 15-të të Premier League.
Ja notat e futbollistëve
Arsenal: Leno 7, Holding 6, Pablo Mari 6, Tierney 8, Bellerin 7, Elneny 6, Xhaka 6, Saka 7, Smith-Rowe 7 (Willock 65, 7), Lacazette 6 (Mustafi 90) Martinelli 8 (Pepe 71, 6).
Chelsea: Mendy 5, James 5, Zouma 6, Thiago Silva 6, Chilwell 6, Kante 6 (Havertz 74, 6), Kovacic 6 (Jorginho 45, 5), Mount 6, Pulisic 6, Abraham 6, Werner 5 (Hudson-Odoi 45, 5).