Drejtuesit e Juventusit janë duke planifikuar që të përforcohen në afatin kalimtar të janarit.
Sipas medieve italiane, “Zonja e Vjetër” është duke planifikuar rikthimin e sulmuesit Fernando Llorente, i cili ishte pjesë e kësaj skuadre nga viti 2015 deri në vitin 2018.
Sulmuesi e njeh mirë ambientin dhe pa problem e pranon edhe rolin e rezervistit.
Emri tjetër që po qarkullon ditët e fundit është ai i mesfushorit Mesut Ozil. Ky i fundit nuk po ka hapësira në skuadrën e Arsenalit dhe do të largohet në janar.