Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes midis Liverpoolit dhe West Bromwich Albionit.
Kampionët në fuqi të Anglisë kërkojnë tri pikët e radhës për ta rritur diferencën e pikëve ndaj vendit të dytë.
Në anën tjetër, West Brom me trajnerin e ri, Sam Allardyce të kërkojnë rezultat pozitiv, pasi që trajneri në fjalë është i fundit që ka arritur ta mposhtë Liverpoolin në shtëpi që nga viti 2017.
Dy trajnerët kanë vendosur tashmë për përbërjet startuese në takimin që i takon javës së 15-të në kampionatin elitar anglez.
Ballafaqimi mes Liverpoolit dhe West Brom fillon nga ora 17:30.