Nga disa media të rajonit raportohet jozyrtarisht, se ish futbollisti i mirënjohur kroat, Robert Prosineçki, ka gjasa që të merr timonin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, ku luajnë edhe 5-6 shqiptarë.
Gjithçka do të shihet se si do të rrjedhin gjërat në ditët e ardhshme dhe sigurisht kjo punë varet edhe nga president i FFM-së, shqiptari Muhamed Sejdini, me bordin e federatës.
"Maqedonia e Veriut arritën suksesin më të madh në historinë e tyre duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian dhe për herë të parë që nga pavarësia, ata u kualifikuan në një garë të madhe.
Selektori Igor Angelëovski i udhëhoqi ata drejt këtij suksesi historik, kështu që ky vendim është pak i habitshëm.
Nga ana tjetër, Prosineçki është pa punë pasi u shkarkua nga Denizlispori në fund të nëntorit pas një serie rezultatesh të këqija, dhe e gjitha kulmoi në humbjen në Kupën Turke nga ekipi i divizionit të tretë Turgutluspor", shkruajnë mediat e rajonit.