Ahmataj për Skënderbeun që vuan

Futboll

Ahmataj për Skënderbeun që vuan

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 18:17
Ahmataj për Skënderbeun që vuan

Në Shkodër ka ende dyshime pas përfundimit të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Skënderbeut: “Kush është gjermani I vërtetë, Bradriç apo Hoxhaj?”. Me siguri që ky i fundit, teksa lojtari i Vllaznisë ka arritur që të shënojë 4 gola kundër Skënderbeut.

Pa asnjë mëshirë të vetme duke e kthyer këtë fitore në tenistike për vendasit. Spektaklin e takimit e hapi Imeri në sekondën e 37 të takimit, duke paralajmëruar kundërshtarët për “makthin” që i priste. E gjithë skena iu la Hoxhajt, me Vllazninë që arriti të përfitonte në të gjitha gabimet e mbrojtjes së Skënderbeut, që deri diku ishin edhe “foshnjarake”.

Në krahun tjetër Kastrioti bëri surprizën teksa mundi Laçin në shifrat 1-0. Goli i Prodanit ka mjaftuar për t’i dhënë tre pikëshin krutanëve, në një takim që kishte shumë polemika. Arbitri do të jepte një penallti të dyshimtë për Laçin në minutën e 27 dhe pas shpërdorimit të Xhixhës, menjëherë lojtarët e Kastriotit shkuan për t’i treguar Koçit se ka një drejtësi më të mirë, ajo hyjnore.

Xhixha do të shpërdoronte edhe në pjesën e dytë, për të lënë në fuqi heroin Prodani. Ndërkohë përballja mes Bylisit dhe Apolonisë ka përfunduar në 3-1 falë dopietës së Bejit, golit të Hadroj dhe autogolit të Ymeraliaj. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve dhe protagonistëve të takimit për “Supersport”:

Ahmataj (Skënderbeu): “Kur pëson gol në sekondën e 37, nuk e përballon dot vazhdimin e ndeshjes. Ndikon në psikologji dhe për më tepër është e trishtë mënyra sesi e pëson golin. Të prishen të gjitha planet. Shpresa jonë është që mbaron shpejt kampionati, edhe një ndeshje ka, që të ndërhyjmë në merkato. Ne e dimë sesa rëndësi kanë pikët dhe duam që të dalim nga kjo zonë ku jemi. Kur pëson nga këto gola, nuk bëhet fjalë fare për taktikë dhe vendosje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat