Liverpooli është duke provuar transferimin e mbrojtësit të Lilles, Sven Botman.
“Reds” edhe më herët ishin të lidhur me Botman, por asnjë nuk u bë ndonjë ofertë zyrtare drejtë klubit francez.
Sipas Todo Fichajes, gjiganti anglez duhet të paguajë shifrën e 30 milionë euro në mënyrë që Lille ta lejojë lojtarin të largohet.
Dëmtimi i Van Dijk ka qenë i madh për kampionin e Anglisë dhe transferimi i një lojtari si Botman është bërë prioritet për ta.
20-vjeçari e ka dëshmuar vetën si talent premtues dhe mbetet të shihet nëse do realizohet ky transferim.