Trajneri i Teutës, Edi Martini sërish pati kritika për gjyqtarët pas barazimit 1:1 me Tiranën në “Niko Dovana”. Për “Gol pas goli” të “Supersport”, Martini pranoi se ekipi shfaqet nervoz në këtë takim.
“6 barazime radhazi në Durrës – Janë shumë, jemi ndërtuar për të dalë kampionë. Duhet të fitojmë në fushën tonë. Kështu është futbolli, ndonjëherë nuk ke fat, ndonjëherë nuk luan mirë, ndonjëherë edhe të hanë hatrin.
Rasti i Grudës – Nga një pamje tjetër, është penallti e pastër. Kjo është që bën dallimin, bëhet e disata herë rresht ikin pikët. Kemi dhe ne përgjegjësitë tona. Nuk ka mundësi që lojtari ta godasë topin kështu.
Presion nga ndeshja apo rezultati – Kemi dhe mbrojtjen më solide të kampionatit, kemi qenë në ekuilibër të plotë deri në 75-tën, u ndëshkuam nga një gabim. Ishim pak nervozë t 15 minutat e fundit futëm shumë forca në sulm, donim ta fitonim ndeshjen.
Tirana ishte 20 metrat e fundit. Kërkonim rezultatin me çdo kusht, donim të dilnim me topa të gjatë. Janë ndeshje të tilla që duan lojtarët të shënojnë me çdo kusht, ndaj mund çekuilibrohesh. Tirana nuk na vuri në vështirësi”, deklaroi Martini.