Partizani i Ilir Dajës sot i ka dhënë një leksion që Kukësi do ta mbaj mend gjatë për faktin se 4 gola, verilindorët, kurrë në historinë e tyre dhjetëvjeçare në Kategorinë Superiore, nuk i kishin pësuar.
Në fakt, duhet të kthehemi në Kategorinë e Parë, në ndeshjen e datës 1 prill 2010 ndaj Erzenit në Shijak, për të parë 4 gola të pësuar (fitore 4-1 për shijakasit)…
Ishte ndeshje kampionati, pasi në Kupë dhe Superkupë i ka pësuar skuadra verilindore.
Madje, ekipi i fundit shqiptar që i kishte shënuar po 4 ishte Partizani në Superkupën e Shqipërisë.