U luajtën ditën e sotme 5 sfidat e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore, që rezervoi mjaft surprizat. Plot 18 gola në këto përballje, teksa spikasin fitoret e Vllaznisë dhe Partizanit me rezultate të thella.
Pas këtyre 11 javë kryeson Vllaznia me 25 pikë. Shkodranët ndiqen nga Partizani i vendit të dytë, që ka arritur të sigurojë 19 pikë.
Ndërkohë për sa i përket vendit të tretë ai ndahet nga Teuta dhe Kukësi me pikë të barabarta, nga 17 secila.
Tabela
Për sa i përket vendit të fundit, tabela mbyllet nga Apolonia me 5 pikë, teksa 1 pikë më shumë se fierakët ka Skënderbeu i Ahmatajt.
Ndërkohë Bylisi i vendit të 8-të, është shkëputur disi nga korçarët dhe fierakët.