Futbollisti i famshëm uruguajan Maximiliano Pereira vdiq në një aksident të rëndë automobilistik.
Lojtari, i cili deri pak kohë më parë luante për Centralin e Uruguajt, dhe para kësaj për Liverpoolin e po këtij shteti, ndërroi jetë pas një aksidenti në Salto del Penitente.
Liverpooli nga Uruguai i dha lamtumirë atij përmes rrjeteve sociale.
Pereira ra me makinë në një zonë një zonë të thellë me uji pasi humbi kontrollin e automjetit, dhe më pas nuk arriti të dilte nga makina. Ai u aksidentua në një zonë shkëmbore: rrëshqiti dhe nuk mund të dilte jashtë makinës.
Kur mbërritën në vendin e ngjarjes, zjarrfikësit nuk e gjetën trupin e tij.
Pastaj u thirrën zhytësit e flotës uruguajane, të cilët morën pjesë në kërkim. Në fund, ata gjetën trupin e pajetë të Maximilianos.