Humbja e thellë kundër Partizanit/ Skënder Gega jep dorëheqjen nga Kukësi

Futboll

Humbja e thellë kundër Partizanit/ Skënder Gega jep dorëheqjen nga Kukësi

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 20:45
Skënder Gega

Disfata e Kukësit ndaj Partizanit ditën e sotme, ku verilindorët për herë të parë në Superiore pësuan 4 gola i ka kushtuar vendin trajnerit Skënder Gega.

Trajneri Skënder Gega, ka dhënë dorëheqjen nga Kukësi. Vetë largimi i trajnerit është pranuar nga ana e presidenti Safet Gjici, siç njoftohet me anë të një postimi në rrjete sociale nga klubi i Kukësit.

Postimi i klubit:

Njoftim i klubit!
Futboll Klub Kukësi njofton se për shkak të rezultateve të fundit, trajneri Skënder Gega ka vendosur të japë dorëheqjen. Pas ndeshjes, trajneri i ka komunikuar klubit vendimin për dorëheqje dhe ky vendim është pranuar dhe është vënë në dijeni presidenti i nderit Safet Gjici. Pas ndeshjes, trajneri ka takuar skuadrën dhe stafin teknik për t’u përshëndetur.
Klubi e falënderon Gegën për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në të ardhmen. Trajneri Gega ka shpjeguar arsyet e largimit nëpërmjet këtij mesazhi:

“Prej disa muajsh kam qenë në krye të pankinës së Kukësit.
Edhe pse kam pasur mbështetjen, besimin dhe respektin nga të gjithë në situatën që ekipi po kalon në ndeshjet e fundit, marr përgjegjësitë dhe vendimin që të mos vazhdoj më në pozicionin e trajnerit.
I kërkova klubit dhe presidentit Gjici të më mirëkuptojë për vendimin tim aspak të lehtë.
JU LUTEM NUK KA VEND PËR ALUDIME !
Jam ndjerë tepër i vlerësuar dhe i respektuar nga presidenti Gjici, nga i gjithë klubi, stafi, futbollistët dhe mbështetsit e Kukësit.
Për mua ishte kënaqësi dhe eksperiencë shimë e mirë pavarësisht me vështirësite e fillimit.
Jam i sigurt që Kukesi do të shkojë atje ku e meriton sepse është një grup shumë i mirë lojtarësh dhe ka mbështetje të madhe nga të gjithë tifozët e mrekullueshëm.
Ju falënderoj të gjithëve për respektin dhe mbështetjen tuaj.
Ju uroj të gjithëve shëndet dhe suksese.
Me respekt
S. Gega

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat