Skuadra nga Superliga e Shqipërisë në futboll, Kukësi, ka njoftuar se kryetrajneri Skënder Gega ka dhënë dorëheqje nga posti i tij menjëherë pas humbjes nga Partizani me rezultat të thellë 4-1.
Ky vendim i Gegas është pranuar nga ana e drejtuesve të klubit të cilin edhe e kanë falënderuar për kontributin e dhënë.
Ndërsa në njoftimin për dorëheqjen e tij nga posti i trajnerit të Kukësit, Gega ka shkruar:
"Prej disa muajsh kam qenë në krye të pankinës së Kukësit. Edhe pse kam pasur mbështetjen, besimin dhe respektin nga të gjithë në situatën që ekipi po kalon në ndeshjet e fundit, marr përgjegjësit dhe vendimin që të mos vazhdoj më në pozicionin e trajnerit.
I kërkova klubit dhe presidentit Gjici të më mirëkuptoj për vendimin tim aspak të lehtë.
JU LUTEM NUK KA VEND PËR ALUDIME !
Jam ndjerë tepër i vlerësuar dhe i respektuar nga presidenti Gjici, nga i gjithë klubi, stafi, futbollistët dhe mbështetësit e Kukësit.
Për mua ishte kënaqësi dhe eksperiencë shumë e mirë pavarësisht me vështirësitë e fillimit.
Jam i sigurt që Kukësi do të shkojë atje ku e meriton sepse është një grup shumë i mirë lojtarësh dhe ka mbështetje të madhe nga të gjithë tifozët e mrekullueshëm.
Ju falënderoj të gjithëve për respektin dhe mbështetjen tuaj.
Ju uroj të gjithëve shëndet dhe suksese.”