Çudira në futbollin anglez, ndërpritet ndeshja për arsye të…
Çudira në futbollin anglez. Në sfidën e ligës amatore të futbollit në Angli, Leister Nirvana-Oadbaj Taun ka ndodhur diçka e pazakontë.
Arbitri kryesor ka ndaluar ndeshjen pasi ka parë pranë fushës një tifoz së bashku me qenin e tij.
Arbitri i takimit i tha tifozit të largohej pasi qeni ishte burim rreziku për lojtarët dhe arbitrat në fushë, por ai nuk u bind derisa arbitri vendosi që sfida të ndërpritej.