Analisti i futbollit vendor, Arsim Plepolli, mendon që “Bledi Shkëmbi nuk mund të bëhet si Ismet Munishi”.
Kështu ka theksuar ai në emisionin sportiv në Rtk. “Vendimi i Ballkanit për ta shkarkuar Munishin ishte i ngutshëm. Nuk e di arsyen e këtij vendimi nga klubi”, ka thënë Plepolli.
“Bledi ka qenë edhe më parë këtu dhe ka bërë mirë me Lirinë, por si Munishi nuk mund të bëhet. Munishi i ka dhënë hijeshi Superligës”.
“Më së miri, Ballkani kishte me qenë sikur ta merrte një trajner vendor që e njeh më mirë kampionatin”, shtoi Plepolli.