Derisa pritet që Mauricio Pochettino të konfirmohet si trajner i Paris Saint-Germainit, kjo mund t’i prishë punë Christian Eriksenit.
Ish-trajneri i Tottenham Hotspur është pranë që ta zë vendin e lënë bosh nga Thomas Tuchel dhe tashmë po mendon për planet e të ardhmes.
Është raportuar se Interi dhe PSG mund të bëjnë një shkëmbim ndërmjet Christian Eriksen dhe Leandro Paredes.
Mirëpo, sipas Le10Sport trajneri në ardhje i klubit francez nuk është i interesuar për një marrëveshje të këtillë.
Marrëveshja e shkëmbimit thuhet të ketë qenë gati në tavolinë, mirëpo Pochettino planifikon ta mbajë Paredesin në Paris.