Pas takimit të zhvilluar në mes të dhjetorit, ende nuk ka tymë të bardhë në shtëpinë e Milan sa i përket rinovimit të Hakan Çalhanoglu.
Kuqezinjtë i kanë ofruar 3.5 milionë euro në sezon, ndërsa futbollisti turk kërkon 5 milionë plus bonuset, raporton Sport Mediaset.
Rruga e mesme mund të jetë pika e akordit mes palëve.
Gazidis, duke folur për “Gazzetta Dello Sport”, është shprehur optimist për gjetjen e një gjuhe të përbashkët.
Duke nisur nga 1 janari, Calhanoglu, kontrata e të cilit skadon në qershor 2021, mund të negociojë me çdo skuadër që dëshiron.
Për ish fantazistin e Bayer Leverkusen ka shfaqur interes prej kohësh edhe Manchester United.