Mesfushori i Atletico Madridit, Marcos Llorente mund të largohet së shpejti nga “Wanda Metripolitano”.
Spanjolli është bërë tejet i rëndësishëm për Atleticon duke qenë titullarë në formacionin e Diego Simeones.
Sipas Cadena Ser, agjenti i lojtarit, Julio ka zbuluar interesimin e klubeve të tjera për Llorente.
“Kam pranuar disa thirrje për të pas ndeshjes ndaj Liverpoolit dhe kemi biseduar”.
“Tani, ai dëshiron qëndrimin të Atletico. Por, telefonata e fundit që pranova ishte në maj dhe nuk ishte nga ndonjë klub spanjoll”, tha ai.
Llorente ka zhvilluar nëntë ndeshje në formacionin bazë këtë edicion duke realizuar pesë gola.