Vetëm Real Madridi dhe Bayern Munichu kanë statistika më të mira se AC Milani në vitin 2020, meqenëse “Rossonerët” kanë mbledhur 79 pikë në këtë vit.
Sipas Tuttosport, pas 35 ndeshjeve të zhvilluara nga Milani, vetëm kampioni i La Ligas, Real Madridi dhe kampioni i Evropës, Bayern Munich janë me statistika më të mira në top pesë ligat evropiane.
Real Madridi ka mbledhur 82 pikë në 35 ndeshje, kurse “Bavarezët” kanë mbledhur 79 pikë aq sa Milani, por vetëm në 30 ndeshje.
Liverpooli është në vendin e katër me 76 pikë në 34 ndeshje.