Disa lojtarë të Superligës së Kosovës përveç futbollit, po gjejnë kohë të vazhdojnë edukimin e tyre.
Bëhet fjalë për Behar Maliqin e Prishtinës dhe futbollistin tashmë të pensionuar, Lorik Aliu.
Ata kanë diplomuar në nivelin master në drejtimin “Edukimi Fizik dhe Sporti”.
Në ditën e diplomimit të tyre ishte edhe trajneri i njohur, Bylbyl Sokoli i cili duket se ishte mentori i dy futbollistëve.