Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo pas fitoi çmimin e lojtarit të shekullit nga Globe Soccer Awards, sonte (e hënë) ai gjithashtu fitoi çmimin e Këpucës së Artë 2020.
Portugezi lidhur me këtë çmim tha se është nder i madh, derisa zbuloi se gjithmonë ka dashur ta fitonte këtë trofe.
“Dua të falënderoj nga zemra princin Albert dhe të gjithë ata që me votuan. Ky është moment i mirë i karrierës sime dhe ndihem krenar dhe i lumtur”.
“Është nder i madh që e pranova këtë çmim që gjithmonë kam shpresuar ta fitojë një ditë.
Kjo është një njohje prestigjioze për karrierën e një futbollisti që ka shkuar në shumë legjenda dhe jam krenar që jam pjesë e saj ”.
“Është vërtet nder për mua, jam i lumtur, do jetë si trofe i parë për muzeun time”, deklaroi ai.
Ky është ndër trofetë e pakët që portugezi ka fituar, derisa rivali i përbetuar Lionel Messi ende nuk e ka fituar.