AC Milan po ndjekin nga afër Wilfried Zaha për afatin kalimtar të janarit dhe besojnë se mund të sigurojnë shërbimet e tij.
Gjigantët italian janë në vendin e parë për momentin në Seria A dhe do të mundohen të përforcojnë skuadrën e tyre edhe më shumë që të fitojnë Skudeton e parë që nga sezoni 2010/11.
The Sun raporton se Zaha ka impresionuar me aftësitë e tij klubin rosoner dhe ata janë të gatshëm ta transferojnë lojtarin.
Zaha ka qenë i lidhur me shumë klube merkaton e kaluar, sidomos me Borussia Dortmund mirëpo në fund vendosi që të mos largohej.
Ai deri tani ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 2 sosh në 14 ndeshje të luajtura këtë sezon.
Stefan Pioli, trajneri Rosonerëve, nuk duket t’i interesoi mosha e Zahas por kualitetet e tij që do të ndihmonin shumë fazën e sulmit.
Ai e sheh 28 vjeçarin si pjesë e një ‘puzzle’ që po i mungon klubit, mirëpo megjithatë një transferim i tij i mundshëm është akoma në fazën fillestare.