Njeriu që i dha Botërorin Gjermanisë në vitin 2014 Mraio Goetze dëshiron të luajë sërish për “Pancerat”.
28-vjeçari zbuloi së fundmi se synon të realizojë dy objektiva vitin e ardhshëm: të fitojë kampionatin holandez me PSV-në dhe të marrë ftesë nga kombëtarja gjermane.
“Jam i lumtur. Jam mirë këtu. Është e vërtetë që vendosa të ndryshoja skuadër në ditën e fundit të merkatos, por kjo përvojë ka qenë e jashtëzakonshme me debutimin që erdhi shumë shpejt.
Synimet? Kam dy: të fitoj kampionatin holandez me PSV-në dhe të marrë ftesë në kombëtaren gjermane”, deklaroi ish-lojtari i Borusia Dortmundit dhe Bajern Mynihut, transmeton Panorama.
Në 13 ndeshej të këtij sezoni, Gotze ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 13 ndeshje.